Propozimi i LDK-së për qeveri teknike, sot mblidhet PDK-ja

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Maj, 2025

Komente


Propozimi i LDK-së për qeveri teknike, sot mblidhet PDK-ja

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot për të biseduar rreth propozimit që bëri dje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.


Në një konferencë për media, Abdixhiku ofroi si opsion formimin e një qeverie teknike.

Për të diskutuar rreth kësaj mundësie dhe zhvillimeve të fundit, Memli Krasniqi konfirmoi dje për IndeksOnline se PDK-ja do të mbajë takim.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm” deklaroi Krasniqi.

Mbetet të shihet se si do të vijojë seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit, e 12-ta me radhë./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj