POSTIERI

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 16 Maj, 2025

Komente


POSTIERI

Postieri e mori detyrën për herë të parë në fshatin e Ulapurit. Megjithëse fshati ishte i vogël, aty pranë ndodhej një fabrikë ngjyrash, dhe pronari i saj, një anglez, pati arritur të hapte një zyrë poste.

\

Punëtori ynë i postës ishte nga Kalkuta. Në këtë fshat të largët ndihej si peshk jashtë ujit. Zyra dhe dhoma e tij e banimit ndo­dheshin në një kasolle të errët me kulm kashte, pranë një pellgu me ujë të gjelbër, të ndenjur dhe të heshtur, i rrethuar nga një gjethnajë e dendur dhe e egër.

Punëtorët e fabrikës së ngjyrave rëndom nuk kishin kohë të lirë; për më tepër, ata nuk ishin shoqëri e përshtatshme për njerëz të ndershëm. Sakaq, një djalë nga Kalkuta, në mesin e të panjohurve, shpesh duket krenar ose i zënë ngushtë. Në çdo rast postieri kishte fare pak shoqëri, dhe puna e tij nuk që e tepërt. Kohë pas kohe përpiqej të shkruante vargje. Lëvizjet e gjetheve dhe retë në qiell mjaftonin që t’ia mbushnin jetën me gëzim – dhe kjo që ndjesia që përpiqej më se miri ta shprehte. Por Zoti e di që i gjori do ta kishte ndier si një dhuratë hyjnore, sikur ndonjë xhind nga Netët Arabe t’i zhdukte në një natë të vetme të gjitha ato pemë, gjethe e gjithçka tjetër, për t’i zëven­dësuar me një rrugë të asfaltuar, dhe ta mbulonte qiellin me radhë shtëpish të larta.\

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj