Policia në Ferizaj nisin hetimet lidhur me djegien e bunkerit të UÇK-së në Jezerc

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Maj, 2025

Komente


Policia në Ferizaj nisin hetimet lidhur me djegien e bunkerit të UÇK-së në Jezerc

Policia Kosovës, ka nisur hetimet lidhur me djegien e bunkerit të UÇK-së në pikën 6 në Jezercë të Ferizajt.

Kanun Veseli, ka thënë se të premten rreth orës 12: 30 kanë pranuar një informacion se në vendin e quajtur “Pika 6”, në kuadër të Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, është një incident zjarri në bunkerin e vendosur në këtë pikë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrulla dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet një hetim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit”, ka thënë Veseli.



Telegrafi ka raportuar se pas djegies së këtij bunkeri, ka pasur reagime të qytetarëve dhe të institucioneve komunale në Ferizaj

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj