Policia në Ferizaj arreston dy të dyshuar për mbajtje të 7.39 gram marihuanë

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe nga ta janë konfiskuar 7.39 gram marihuanë. Po ashtu gjatë kontrollit kanë konfiskuar edhe një peshore, një mulli për marihuanë, një pako rizlla, një celular dhe para të gatshme.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë në Ferizaj.
Komente