Policia e Ferizajt mbanë ligjëratë edukative për nxënësit e shkollës “Tefik Çanga”

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Mars, 2025

Komente


Policia e Ferizajt mbanë ligjëratë edukative për nxënësit e shkollës “Tefik Çanga”

Në kuadër të angazhimit për sigurinë dhe edukimin e të rinjve, Policia e Stacionit të Ferizajt ka mbajtur një ligjëratë ndërgjegjësuese me nxënësit e klasave VII dhe IX të SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Temat kryesore të trajtuara gjatë ligjëratës ishin pasojat e përdorimit të narkotikëve, si dhe rëndësia e ruajtjes së ambientit dhe trashëgimisë kulturore. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 nxënës.


“Policia e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të ngjashme në shkollat e komunës, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe për të parandaluar dukuritë negative në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj