Përurohet Biblioteka e Qytetit në Shtime

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 25 Nëntor, 2024

Komente


Përurohet Biblioteka e Qytetit në Shtime

Tjetër përurim, tjetër punë e mbarë.

Hapja e dyerve të ndërtesës së re të Bibliotekës së Qytetit në Shtime, është kontribut për arsimin, kulturën e për mbarë shoqërinë e kësaj komune.

Ky projekt ka filluar shumë vite më herët, por kishte ngecur nëpër procedura e burokraci. Tashmë pa pengesa, ngecje e punë të lëna në harresë, banorët mund ta gëzojnë një ndërtesë të re dhe moderne e cila plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat e lexuesve si dhe është plotësisht e inventarizuar.

Biblioteka e re e Shtimes vjen përmes një investimi prej 629 mijë eurosh të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

I ftoj të gjithë qytetarët e Shtimes që këtë objekt të ri ta përdorin sa më shumë, e ta mbajnë aktiv dhe të qasshëm si një vend nga ku do të nisin diskutimet më të mira e do të dalin idetë më të zgjuara të vetëdijes sonë të përbashkët. Ka shkruar në Facebook Albin Kurti

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj