Personi i zhdukur në Ferizaj, gjendet i vdekur në bodrumin e një ndërtese

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se gjatë ditës rreth orës 12:53, kanë pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj.
Sipas Policisë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit.
“Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.
NË TREND
Postime tjera
1 Qershor, 2025
Komente