Pas prishjes së raporteve, këngët e Fifit dhe Eglit publikohen sërish

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Qershor, 2025

Komente


Pas prishjes së raporteve, këngët e Fifit dhe Eglit publikohen sërish

Kohëve të fundit është përfolur për një ftohje mes dy këngëtareve të njohura, Fifi dhe Egli Tako, të cilat pak më parë kishin krijuar disa bashkëpunime muzikore dhe raporte të mira shoqërore.

Lajmet për një krisje mes tyre janë u konfirmuan edhe nga emisioni “Prive by LS”, i cili në një kronikë të dedikuar sollën detaje të reja mbi ndarjen e papritur.


Sipas burimeve të Prive, shkaku kryesor i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje financiare që lindi gjatë bashkëpunimeve të tyre muzikore.

Fifi, e cila kishte marrë përsipër krijimin e disa këngëve dhe videoklipeve për Eglin, nuk ka pranuar përqindjen që Egli ka kërkuar nga të ardhurat e projekteve. Ky mospajtim ka qenë thelbësor në prishjen e marrëdhënies së tyre profesionale dhe personale.


Megjithatë, ndonëse lajmi mori dhenë në rrjet dhe media, fansat kanë vënë re që këngët e përbashkëta mes Fifit dhe Eglit, të cilat për një kohë të shkurtë ishin fshirë ose të padisponueshme në platformat muzikore, janë ripublikuar sërish.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj