Partneritet për një Dimër të sigurt në Ferizaj!

N.P.L "Ambienti" Sh.A me në krye Drejtorin e saj, z. Arton Gavazi, nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme me Komunën e Ferizajt, përfaqësuar nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu, dhe anëtarët e komisionit. I pranishëm edhe Drejtori i DSHPE-së z.Arben Halili.
Ky bashkëpunim do të sigurojë:
Trotuare të pastra dhe të sigurta
Shtigje biçiklistësh të mirëmbajtura
Hapësira publike në qytet dhe fshatra të mirëmbajtura gjatë gjithë dimrit
Me këtë marrëveshje, N.P.L "Ambienti" Sh.A do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke garantuar rrugë të hapura dhe kushte optimale për qarkullim gjatë muajve të ftohtë.
Jemi të përkushtuar për të krijuar një Ferizaj më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë!
Komente