Paralajmëron Kurti: Javën e ardhshme pritet t’i kemi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve!

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Shkurt, 2025

Komente


Paralajmëron Kurti: Javën e ardhshme pritet t’i kemi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve!

Finalizimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit duket se do të bëhet javën e ardhshme. Kjo është kumtuar nga kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.


“Procesi i numërimit të votazve për procesin e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës. Sipas njoftimit të KQZ-së, më së paku deri në javën e ardhshme, pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Kurti inkurajoi kabinetin e tij që mos të ndalen në punët e mira për republikën.

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formomini e institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Deri atëherë, i nderuar kabinet qeveritar, pres që të vazhdoni punën, punët e mira, po në të njëjtin ritëm.

Nga KQZ-ja presim edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”, është shprehur ai.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj