Pallati i Kulturës në Ferizaj, drejt finalizimit të punimeve

Punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Ferizaj do të vazhdojnë e dinamizohen me memorandumin që nënshkroi sot Kryetari Agim Aliu me Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimi, ku vlera totale e projektit me bashkëfinancim edhe nga Komuna arrin në 3,3 milionë euro
Me këtë investim, Ferizaj ashtu siç e meriton do të ketë një objekt shumëfunksional, vepër madhore që i jep zgjidhje nevojave për hapësira kulturore të institucioneve e grupeve kulturore të Ferizajt, për dekadat e ardhshme.
Komente