Osmani e Kurti kujtojnë Luan Haradinajn: Zgjodhi lirinë mbi jetën

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Maj, 2025

Komente


Osmani e Kurti kujtojnë Luan Haradinajn: Zgjodhi lirinë mbi jetën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë kujtuar heroin Luan Haradinaj, vëllain e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Osmani e Kurti e cilësuan si guximtar e trim Luanin, duke thënë se ishte ndër të parët që zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka.


“Në përvjetorin e rënies së Heroit Luan Haradinaj, përkulemi me nderim para jetës dhe sakrificës së tij. Ai ishte ndër të parët që zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka. Gjaku i tij dhe i të gjithë heronjve të UÇK-së, është gurthemel i lirisë sonë. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Luan Haradinaj”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se jeta e Luanit ishte e ndarë mes zjarrit të dijes dhe zjarrit të luftës.

“Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri. Aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne. Luani u vra kur i kishte 23 vjeç teksa kalonte kufirin e ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, të cilin e përshkonte shpesh për shkak të studimeve por edhe rastit për të realizuar aksione kundër forcave serbe e bartur armatim për të furnizuar luftëtarët e UÇK-së”, ka shkruar Kurti.

6 maji i vitit 1997 është përvjetori i rënies së tij dhe shënimi i humbjes së një atdhetari e patrioti të kombit.

“Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, shtoi Kurti. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj