Nuk këndellet Manchester City, merr vetëm një pikë ndaj Crystalit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Dhjetor, 2024

Komente


Nuk këndellet Manchester City, merr vetëm një pikë ndaj Crystalit

Skuadra e Manchester Cityt nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Crystal Palaces në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League

Vendasit u treguan të fortë qysh në pjesën e parë, pasi shënuan me anë të Munoznë minutën e 4’të, shkruan Indeksonline

Golin e barazimit për 1:1 e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland në minutën e 30’të.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire shënoi edhe golin për 2:1 me anë të Lacroix.

Por vetëm pas 10 minutash, Lewis shënoi për shifrat 2:2.

Dhe ishte pikërisht Lewis që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84’të dhe u përjashtua nga ndeshja.

Me këtë barazim, Manchester City shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e 4-të

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj