Një zyrtare policore në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Maj, 2025

Komente


Një zyrtare policore në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh.

Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm, P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.


“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”,thuhet në njoftim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj