Një grua nga Shtimja lajmëron në Polici bashkëshortin për dhunë në familje

Një grua nga qyteza e Shtimes ka qenë viktima e radhës e dhunës në familje në komunën e Shtimes. Ajo menjëherë ka lajmëruar stacionin e Policisë në këtë qytezë dhe janë marrë masat e duhura ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ajo ka pranuar një tretman të lehtë mjekësor.
“Viktima grua kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjtit pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Komente