Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë private në Jezerc të Ferizajt

Një burrë 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhin e një vile private në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas informacioneve zyrtare, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 11:00 pranë veturës së tij, ndërsa autoritetet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 12:30.
“Policia është njoftuar se në një vilë private ndodhej një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur Veseli.
Prokurori i shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Ndërkohë, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./
Komente