Nis regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 10 Prill, 2025

Komente


Nis regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare.


Regjistrimi i deputetëve ka filluar sot në orën 09:00 dhe se sot gjatë ditës do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 09 shkurtit.


Ndërkaq regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë dhe në ditët në vijim. Nesër e premte, do të regjistrohen deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndërkaq regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë dhe të hënën, ku do të regjistrohen deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata nga radhët e pakicave.

Ndryshe, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar më 8 prill kryetarët e partive politike në vend, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive. Seancë kjo e cila është caktuar me 15 Prill nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj