Nesër protestojnë punëtorët e RTK-së

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Gusht, 2025

Komente


Nesër protestojnë punëtorët e RTK-së

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës nesër do të protestojnë përpara Kuvendit.



Ngërçi politik nga moskonstituimi i Kuvendit ka bërë që qindra punëtorë të televizionit publik të mbesin pa paga, shkruan IndeksOnline.

Në këto rrethana, të ftuar nga Sindikata e Punëtorëve, nesër do të protestohet me fillim nga ora 11:00.

Për këtë protestë, Sindikata ka marrë mbështetje zyrtare nga AFL-CIO, federata më e madhe sindikale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përfaqëson 15 milion punëtorë në sektorë të ndryshëm.


Në letrën drejtuar kryetarit të SPERTK, drejtoresha ndërkombëtare e AFL-CIO, Catherine Feingold, shprehu solidaritet të fuqishëm me punëtorët e RTK-së, duke theksuar rolin kyç që luan media publike në një demokraci dhe nevojën për pagë të drejtë dhe siguri në punë për mbi 700 punëtorë të RTK-së.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj