Në Serbi raportohet se Vuçeviq do të japë dorëheqjen sot

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 28 Janar, 2025

Komente


Në Serbi raportohet se Vuçeviq do të japë dorëheqjen sot

Mediat në Serbi raportojnë se kryeministri i këtij vendi Millosh Vuçeviq, do të japë dorëheqjen sot.

Siç është paralajmëruar, Vuçeviq do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 11:00 në Qeverinë e Serbisë, raport N1, duke iu referuar mediave të afërta me pushtetin.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje bëri thirrje për “rindërtim më urgjent dhe më të madh të qeverisë”.

Beogradi është duke u përballur me protesta të mëdha të studetëve dhe punëtorëve.

Studentët protestues universitarë të Serbisë të hënën nga ora 10:00, kanë nisur një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në Beograd.

Protestat në Beograd janë rritur që kur 15 persona humbën jetën pasi një pjesë një objekti u rrëzua në Novi-Sad në nëntor të vitit të kaluar duke kërkuar përgjegjësi.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj