Në ora 22:00 vazhdimi i seancës, a do të ketë dakordim të partive politike për emrin e kryeparlamentarit?

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Korrik, 2025

Komente


Në ora 22:00 vazhdimi i seancës, a do të ketë dakordim të partive politike për emrin e kryeparlamentarit?

Sot në ora 22:00, për të 54-në herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë konstituimin e legjislativit.

Kjo do të jetë edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.


Nëse edhe në këtë tentativë nuk arrihet të konstituohet Kuvendi, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim të tjetër.



Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.


“Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve për Kuvend, dhe për këtë arsye ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur pas 26 korrikut është në interes publik”, thuhet në vendimin e publikuar.

Ndryshe, partitë politike nuk po bien dakord për emrin e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa për partitë tjera ky emër nuk është unifikues për pozitën e kryeparlamentarit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të ndërrojë kandidatin, ndërsa nga LDK kanë thënë se nuk do ta votojnë asnjë kandidat nga LVV-ja.

Në rast të mosdakordimit si opsion janë përmendur edhe zgjedhjet.


Por, shkuarja në zgjedhje të reja me urdhër të Gjykatës Kushtetuese si pasojë e ngërçit në Kuvend do ta komprometonte rëndë këtë institucion, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai, në një intervistë me shkrim për KosovaPress, thotë se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati tridhjetë ditorë i Gjykatës Kushtetuese, ku ka obliguar deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj