Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Shkurt, 2025

Komente


Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Gjatë një kontrolli të kryer në pjesën veriore të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione llojesh e kalibrash të ndryshëm të fshehura në një kotec në oborrin e një shtëpie. Me këtë rast është intervistuar nga policia personi i dyshuar tek i cili janë gjetur arma dhe municioni.

Në njoftimin e policisë thuhet se me datën 04.02.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.



Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë te gjatë – AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga 30 fishekë, 473 fishekë të pistoletës, 40 fishekë të armës së gjuetisë, 12) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë, thuhet në njoftim, transmeton

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj