Në Entin Special në Shtime u rrahën dy paciente, njëra mori lëndime dhe trajtohet në QKUK

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 15 Mars, 2025

Komente


Në Entin Special në Shtime u rrahën dy paciente, njëra mori lëndime dhe trajtohet në QKUK

Enti Special në Shtime ka raportuar në polici se më 25 shkurt të këtij viti, dy paciente janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se njëra prej pacienteve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, rasti është duke vazhduar të hetohet.

“Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.02.2025 – NN. Nga Enti special është raportuar se ditë më parë janë rrahur në mes vete dy paciente femra kosovare, ku si pasojë njëra ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj