Ndalohet një person në Ferizaj nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Mars, 2025

Komente


Ndalohet një person në Ferizaj nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.



Tutje në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj