Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Ekrem Jashari

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Qershor, 2025

Komente


Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Ekrem Jashari

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në Gjenevë të Zvicrës veprimtari i çështjes kombëtare, Ekrem Jashari, në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ndërsa trupi i të ndjerit pritet të përcillet për në Ferizaj nga Zvicra.

Atdhetari, Ekrem Jashari jetoi dhe veproi në Zvicër, ku ishte aktiv në organizimin dhe ndihmën për atdheun, duke u bërë urë lidhëse ndërmjet mërgatës shqiptare dhe luftës në Kosovë. Baca Ekrem u dallua për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj lirisë dhe çlirimit të Kosovës, duke dhënë gjithçka nga vetja në shërbim të çështjes kombëtare.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj