Mot kryesisht me diell sot, ditëve të para të korrikut temperaturat pritet të rriten deri në 36°C

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 29 Qershor, 2025

Komente


Mot kryesisht me diell sot, ditëve të para të korrikut temperaturat pritet të rriten deri në 36°C

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Mendimit për Motin, temperaturat minimale zbresin në 13°C e 15°C.

Do të fryjë erë më e theksuar nga krahu verior, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 7-14m/s.

Përgjatë ditëve të para të korrikut do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe sërish i nxehtë, me maksimale që shënojnë rritje graduale deri në 34°C e 36°C ditën e mërkurë. Minimalet pritet të luhaten ndërmjet 14°C e 17°C. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare, 5-10m/s.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj