Mot i vranët dhe me intervale dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë i vranët me intervale me diell.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s. Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.
Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona”, thuhet në njoftim
Sipas institutit, temperaturat minimale do të jenë nga -5 deri në -2°C, ndërsa, maksimale nga 2 deri në 4°C.
NË TREND
Postime tjera
30 Mars, 2025
12 Prill, 2025
Komente