Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Qershor, 2025

Komente


Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

Real Madridi arriti fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur skuadrën meksikane Pachuca me rezultatin 3-1 në xhiron e dytë të fazës së grupeve, në ndeshjen e zhvilluar në Charlotte.

Pavarësisht se mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 7-të, pas përjashtimit të hershëm të Raul Asencios me karton të kuq, “Los Blancos” treguan forcë dhe efikasitet.


Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 35-të me golin e Jude Bellingham.



Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43-të, Arda Güler dyfishoi avantazhin pas një aksioni të bukur që përfshiu edhe Trent Alexander-Arnold dhe Gonzalo Garcian.



Në pjesën e dytë, Pachuca mori më shumë iniciativë dhe kërkoi golin që do të rihapte ndeshjen, por mbrojtja e Real Madridi rezistoi. Në minutën e 70-të, nga një kundërsulm i shpejtë, Vinicius nisi aksionin dhe Federico Valverde e finalizoi me gol për 3-0.


Goli i vetëm për Pachucan erdhi në minutën e 80-të nga Elias Montiel, që shënoi për të ngushtuar rezultatin në 3-1 – shifra me të cilat përfundoi ndeshja.

Pavarësisht vështirësive dhe përjashtimeve, Real Madridi konfirmoi edhe njëherë cilësinë e tij dhe bëri një hap të madh drejt fazës tjetër të kompeticionit.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj