Mbi 2000 shikues në Ferizaj, Kastrioti në finale të plejofit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 15 Maj, 2025

Komente


Mbi 2000 shikues në Ferizaj, Kastrioti në finale të plejofit

Në praninë e më shumë se 2000 shikuesve, të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pas një ndeshje të fortë e interesante, fitore shënoi Kastrioti. Skuadra ferizajase e mposhti Besa Famgasin me rezultatin 31:27 dhe bëri vend në finale të plejofit.

Ndeshja e parë finale, Rahoveci – Kastrioti, zhvillohet të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Ashtu si pritej, ndeshja e së enjtes ishte e fortë. Pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale, rezultati ishte 1:1. Kështu ndeshja ishte vendimtare. Pas dhjetë minutave të barabartë, lojtarët e Kastriotit kaluan në epërsi të cilën e mbajtën deri në fund. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:12. Në pjesën e parë Kastrioti u shkëput deri në katër gola.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj