Manchester City po bëhet gati për transferimin 70-milionësh

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Prill, 2025

Komente


Manchester City po bëhet gati për transferimin 70-milionësh

Xavi Simons është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Bundesligës, dhe paraqitjet e tij spektakolare me RB Leipzig nuk kanë kaluar pa u vënë re në Premier League.

Manchester City, që tashmë po planifikon një ristrukturim të madh të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ka vendosur sytë te mesfushori ofensiv holandez dhe thuhet se është i gatshëm të ofrojë më shumë se 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Klubi anglez, nën drejtimin e Pep Guardiolës, po kalon nëpër një proces rinovimi të thellë.

Lojtarë veteranë si Kevin De Bruyne mund të jenë në muajt e tyre të fundit si “citizens”, duke hapur rrugën për talente të reja me potencial dhe rendiment të menjëhershëm.

Sipas raportimeve nga Sport, Xavi Simons përputhet në mënyrë ideale me këtë profil, duke treguar personalitet, talent dhe efikasitet në moshën vetëm 21-vjeçare: 10 gola dhe 6 asistime deri më tani këtë sezon, si një nga lojtarët më vendimtarë te Leipzig.

Klubi gjerman, i njohur për strategjinë e tij të blerjeve të zgjuara dhe shitjeve me fitime të mëdha, pagoi rreth 50 milionë euro te PSG për ta marrë Simons verën e kaluar.

Tani, pas një sezoni brilant, Leipzig mund të përfitojë ndjeshëm nga një shitje të majme — veçanërisht nëse nis një garë ofertash mes disa klubeve.

Sepse City nuk është i vetmi që ka shfaqur interes. Liverpool, Arsenal dhe Manchester United po ashtu e kanë në radar të riun holandez, çka mund të rrisë edhe më shumë çmimin e tij.

Megjithatë, në “Etihad Stadium” po përgatiten për të marrë avantazhin me një ofertë të fuqishme, që pasqyron dëshirën e Guardiolës për të rinuar skuadrën me lojtarë të rinj, por tashmë të dëshmuar në nivele të larta.

Nëse Simons do të përfundojë në Premier League këtë verë, pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj