Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. I arrestuari me inicialet B.Z. (M/K), 43 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me treqind (300) ditë burgim.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj.
Komente