Makfire Musa garon për mandatin e tretë për Kuvend Komunal

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Gusht, 2025

Komente


Makfire Musa garon për mandatin e tretë për Kuvend Komunal

Makfire Ukzmaili-Musa garon për mandatin e tretë për Kuvend Komunal të Ferizajt, mban numrin 12 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje!

U lind në fshatin Pleshinë të Ferizajt më 16 korrik të vitit 1985. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Ferizaj. Studimet i kreu në Fakultetin e Filologjisë, përkatësisht Gjuhë dhe Letërsi Frënge, gjithashtu kreu edhe Administratën Publike.

Në vitin 2012 ka punuar në projektin e financuar nga B&S Europe për regjistrim dhe sistemim të adresave (ARIS), pastaj në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR). Në vitin 2016 u punësua si mësimdhënëse e gjuhës frënge në SHFMU ”Razim Cokli”. Në politikë është inkuadruar në vitin 2015. Aktualisht është edhe anëtare e Kuvendit Komunal në Ferizaj, në zgjedhjet e vitit 2017 ishte edhe gruaja më e votuar në partinë që ajo përfaqësonte, ajo gjithashtu menaxhon një biznes privat.

Arsyeja që kandidon në këto zgjedhje Makfire Ukzmaili-Musa, është shtyrja përpara e çështjeve që kanë të bëjnë me gjithëpërfshirjen dhe emancipimin e grave si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me grupet e margjinalizuara. Ngritja e mirëqenies sociale për qytetarët, rritja e numrit të trajnimeve për mësimdhënës, plotësimin me tirazhe të reja nëpër biblotekat shkollore, avansimin dhe përkrahjen e bizneseve të udhëhequra nga femrat dhe përkrahje ndaj studentëve dhe posadiplomuarve do jenë në fokusin e znj. Musa gjatë mandatit si asambleiste.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj