LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro.
Violeta Haxholli nga Koalicioni Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media, tha se vetëm në javën e tretë të fushatës kanë evidentuar 48 raste ku është përdorur gjuha e urrejtjes nga subjektet politike.
“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasur më shumë raste të pjesëmarrjes së organizuar të nxënësve, që gjithashtu është një praktikë në kundërshtim me legjislacionin. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm gjatë kësaj jave kanë raportuar deri në 7 raste të reja, nëpër aktivitete të organizuar pothuajse nga të gjitha partitë politike, pa dallim. Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes është përkeqësuar në javën e tretë të fushatës. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm këtë janë i kanë evidentuar deri në 48 raste, ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nëpër aktivitete e tyre. Sa i përket fushatës në hapësirën online, një hapësirë që po përdoret nga subjektet politike për të bërë fushatë, Demokracia në Veprim, deri më tani i ka monitoruar rreth 679 kandidatë, prej të cilëve 447 kandidat janë burra dhe 232 janë gra. Gjatë tri javëve të fushatës në total janë identifikuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht nga videot e shpërndara nga partitë politike.
Komente