LDK konfirmon pranimin e letrës së Kurtit për koalicion: Përgjigja do të vijë me kohë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pranimin e kësaj letre, duke thënë se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje me kohë.
Kështu është shprehur, zëdhënësi i LDK-së njëherit edhe deputet i kësaj partie, Besian Mustafa.
Komente