Kyle Walker kërkon të largohet nga Manchester City

Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Kyle Walker ka kërkuar të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Dy ditë me parë, Kyle Walker kërkoi të eksploronte opsionet për të luajtur jashtë vendit dhe për ta mbyllur karrierën e tij”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes në Fa Cup.
Duket se Walker ka oferta në tavolinë jashtë Anglisë dhe gjatë këtij afati kalimtar mund të bëjë ndonjë lëvizje.
Kujtojmë që Walker ishte transferuar te Manchester City në vitin 2017 nga Tottenham Hotspur për 52 milionë euro.
Komente