Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët në Prishtinë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Dhjetor, 2024

Komente


Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët në Prishtinë

Sot mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.


Siç është bërë e ditur ditë më parë pritet që të jenë në total 130 deputetë të pranishëm në këtë mbledhje. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj