Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së AAK-së për vendimet në kuvend

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 10 Qershor, 2025

Komente


Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së AAK-së për vendimet në kuvend

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të mbështetur edhe nga PDK-ja e LDK-ja, për interpretim kushtetues rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit si dhe të drejtës së Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha për RTV21 se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”, tha Dula.

Lënda për votimin e fshehtë dhe procedurave të tjera në seancën konstituive të kuvendit u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, më 12 maj.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj