Kurti: Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje dhe as në pikëpyetje, përgjigja është votimi i fshehtë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, moskonstituimin e Kuvendit e ka cilësuar si pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës së deridjeshme.
Sa i përket kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut në këtë proces, Kurti është shprehur se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga “opozita” përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.
Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, ka thënë Kurti për EO.
Komente