Kurti njofton kandidatin për Junik, komunën që s’e kanë qeverisur asnjëherë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 28 Korrik, 2025

Komente


Kurti njofton kandidatin për Junik, komunën që s’e kanë qeverisur asnjëherë

Jetmir Tofaj është zyrtarisht kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Junikut.



Kandidatura e tij u konfirmua sot në një tubim me strukturat e Lëvizjes në Junik, në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe deputetëve Nezir Kraki, Salih Zyba, Taulant Kelmendi dhe Agon Batusha, raporton IndeksOnline.

“Kjo komunë me vlera të mëdha, histori krenare dhe potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, bujqësi dhe kulturë, meriton një qeverisje të drejtë, të hapur dhe të përkushtuar ndaj përditshmërisë së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj