Kurti i vë vija të kuqe PDK-së: Duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat, mezi e nxorëm pas 20 vjetësh

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Maj, 2025

Komente


Kurti i vë vija të kuqe PDK-së: Duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat, mezi e nxorëm pas 20 vjetësh

Kryeministri në detyrë, njëherit Kryetari I Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë.


Duke folur mbi propozimin e Kreut të LDK-së për qeveri të tranzionit, duke qeshur ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK-në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.

“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithëpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj