Kryetari Agim Aliu flet për projektet që po e transformojnë qytetin e Ferizajt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Maj, 2025

Komente


Kryetari Agim Aliu flet për projektet që po e transformojnë qytetin e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se gjatë viteve të fundit kanë realizuar dhe po vazhdojnë të realizojnë projekte në hapësira gjelbëruese. Aliu ka theksuar përkushtimin e institucionit të komunës për të krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të jetuar sa më mirë qytetarët

Sipas Aliut, hapësirat gjelbëruese po e transformojnë Ferizajn, andaj zotohet se do të vazhdojnë me projekte të tilla edhe në të ardhmen.


‘’Ne kemi realizuar projekte transformuese dhe të cilat e kanë tipizuar mandatin tim të dytë si kryetar komune në vazhdimësi, ndërkaq mandati im 2021-2025 ka qenë mandat Ferizajt të gjelbër, dhe të gjithë e dinë se kemi realizuar projekte të mëdha. Ferizaj ka pasur një trashëgimi shumë keqe të hapësirave për të ndërtuar parqe, por ne megjithatë i kemi gjetur ato dhe i kemi ndërtuar parqet, por kemi bërë edhe identifikimin e hapësirave të tjera për të ardhmen. Por të ndërtosh me dhjetëra hektar me parqe, hapësira të gjelbra e punë dekorative, me të vërtetë ka qenë një punë dhe angazhim i vazhdueshëm i qeverisjes sime’’, ka thënë Aliu.

Ai ka veçuar disa projekte madhore të parqeve që janë realizuar gjatë mandatit të fundit.

‘’Jemi në zgjerim e sipër në parkun Liria, ku janë shtuar dhjetëra hektar me vendosje të këndeve për lojëra, gjimnastikë e të tjera. Po ashtu ndërtimi i parkut të Sherretëve i cili është ndër parqet më unike në Republikën e Kosovës dhe gjithçka ka marrë pamjen e tillë dhe po besojmë se kah pjesa e shtatorit do të përfundon. Pastaj parku mjaftë i rëndësishëm është edhe hapësira në ish pronën e KRM ‘’Pastërtia’’ i cili është rreth 200 metra nga qendra e qytetit, pastaj brenda aty do të jetë edhe një Qendër e Mjekësisë Familjare e akomoduar si një lloj shpërblimi për atë pjesë të qytetarëve që kanë vuajtur me vite të tëra nga kundërmimi i mbeturinave sa ishte e vendosur KRM ‘’Pastërtia’’. Pas zhvendosjes së stacionit të autobusëve do të rimodelohet hapësira ekzistuese dhe aty do të bëhet një park shumë i mirë’’, ka thënë më tej Aliu.

Sipas Aliut në vitet në vazhdim do të krijohet buxheti i mjaftueshëm për parqe të tilla në mënyrë që të shndërrohet edhe më shumë në hapësira gjelbëruese./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj