Krenaria e vendit Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Maj, 2025

Komente


Krenaria e vendit Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen

Kampionja Olimpike dhe një nga figurat më të ndritura të sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen e saj.

Me këtë rast, Federata e Xhudos së Kosovës i ka dërguar një urim të veçantë kampiones që ka bërë historinë për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

“Urime ditëlindjen, kampionja jonë Majlinda Kelmendi! Sot feston ditëlindjen simboli i krenarisë sonë kombëtare. Me arritjet e saj, lartësoi Kosovën!”, thuhet në urimin e Federatës.

Kelmendi është kampione olimpike, dy herë kampione bote dhe katër herë kampione e Evropës , një ikonë e padiskutueshme e sportit, që ka gdhendur emrin e saj në historinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj