Kosovare Asllani i shënon gol Serbisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Dhjetor, 2024

Komente


Kosovare Asllani i shënon gol Serbisë

Kosovare Asllani ka shënuar një gol të bukur ndaj Serbisë.

Në kualifikimet e evropianit për femra, Serbia është duke u ballafaquar me Suedinë, shkruan IndeksOnline.

Në avantazhin e kësaj të fundit ka kontribuar edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.

Asllani shënoi në minutën e 19-të, për të çuar rezultatin e ndeshjes në 2:0.

Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes, me Suedinë që po udhëheq me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj