Babë e bir rrahën mes vete në Istog, përfundojnë në pranga

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Maj, 2025

Komente


Babë e bir rrahën mes vete në Istog, përfundojnë në pranga

Dhuna në familje është bërë dukuri shqetësuese në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e shtune në Istog, raporton Indeksonline.

Policia njofton se për shkak të për shkak të një mosmarrëveshje babë e bir janë përleshur mes vete.

Sipas policisë të dy kanë përfunduar në pranga, ndësa bëhet e ditur se pas intervistimit, babai është liruar kurse djali është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit njëri prej të dyshuarve (djali) është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër (babai) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj