Kosova mbyll stërvitjen e fundit nën rrebeshin e shiut – gati për Zvicrën

Kosova ka kryer edhe stërvitjen e fundit para duelit të nesërm me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Stërvitja në “St Jakob Park” është zhvilluar nën rrebeshin e shiut.
Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe gati për ndeshjen e nesërme. E para seancës stërvitore në konferencë për media dolën sulmuesi Vedat Muriqi dhe përzgjedhësi Franco Foda.
Sulmuesi shtoi se mungesat e Edon Zhegrovës dhe Milot Rashicës janë të rëndësishme, por ekipi ka treguar se mund të marrë rezultate pozitive edhe me mungesa të tilla. Ai po ashtu vlerësoi lart Albion Rrahmanin dhe Fisnik Asllanin, për të cilët tha se mund të jenë bartësit e sulmit në të ardhmen.
Pas tij foli përzgjedhësi Franco Foda, i cili theksoi se Kosova synon të tregojë një paraqitje ndryshe kundër Zvicrës krahasuar me ndeshjet e kaluara.
Ndeshja Zvicër –Kosovë zhvillohet nesër (e premte) në orën 20:45 në stadiumin “St Jakob Park” të Baselit.
Komente