Komuna e Ferizajt siguron pesë automjete nga donatorët dhe dy nga buxheti vetjak për Shëndetësi

Organizata Qëndresa Kosovare- Kuvajti, ka dhuruar një veturë “Golf 7” për QKMF-në i cili do të shërben për kujdesin paliativ dhe kujdesin e nënave dhe fëmijëve, po ashtu pak më parë e njëjta organizatë i ka dhuruar edhe një autoambulancë këtij institucioni.
Përveç këtyre automjeteve, drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj, së fundi ka arritur të tërheq edhe donacione të tjera.
Kemajl Emini drejtor i kësaj drejtorie ka thënë për Telegrafin se përveç dy automjeteve nga “Kuvajti”, kanë përfituar edhe një automjet nga “UNICEF”-i për vaksinim, dhe dy automjete nga “Caritas”-i të cilat po shfrytëzohen për kujdes paliativ dhe për dhënetin e nënave dhe fëmijëve.
“Qëndresa Kosovare-Kuvajti Zhuri ka sjellur si donacion nje veturë “golf 7” për QKMF-në, i cili do kryen Shërbimet e kujdesit paliativ dhe kujdesit për nëna dhe fëmijë për QMF-1. Kjo është vetura e dytë pas autoambulancës që e ka sjellur kjo organizatë. Si komunë gjatë viteve të fundit kemi blerë dy autoambulanca të reja si investim kapital nga buxheti i drejtorisë së Shëndetësisë”, ka thënë Emini.
Komente