Kastrioti triumfon pas vazhdimeve ndaj Besës

Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore pas vazhdimeve me rezultat 38:37 ndaj Besa Famgas së Pejës, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishin të pranishëm rreth 700 shikues.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (33:33).
Kastrioti u paraqit pa lojtarin më të mirë Rron Ramadanin.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të mirë nga të dyja skuadrat.
Pejanët me meritë shkuan në pushim me tre gola epërsi (18:21).
Në pjesën e dytë, Besa e shtoj epërsinë në 4 gola (18:22).
Kjo epërsi u shkri shpejt duke u barazuar rezultatin në 22:22 në minutën e 35-të.
Në minutën e 45-të Besa udhëhoqi me dy gola (25:27) ndaj ferizajasve.
Pas dy minutave u barazua rezultati në 27:27.
Në minutën e 53-të Besa thelloj epërsinë në tre gola (28:31).
Në minutën e 55-të rezultati 29:33, për të ngushtuar në 32:33 në minutën e 58-të.
Në minutën e 59-të rezultati 33:33, ku koha e rregull u mbyllë me këtë rezultat.
Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 5 minuta për të përcaktuar fituesin e ndeshjes së parë të gjysmëfinales.
Pejanët vërtetë merituan fitoren në bazë të asaj që treguan në fushë, por në finish shpërdoruan disa raste.
Po ashtu edhe pas vazdimeve Besa humbi rastet ku portieri i Kastriotit Dardan Dugolli priti penalltinë në momentin vendimtar duke i dhënë krah Kastriotit drejt fitores.
Hendbollisti i Besës, Jon Vokshi, shënoi tetë gola,ndërsa Deniz Terziqi i Kastriotit ishte më efikasi, realizoi 13 gola.
Komente