Italia dërgon 200 trupa “të përkohshëm” në KFOR, do të merren edhe me zgjedhjet në vend

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Janar, 2025

Komente


Italia dërgon 200 trupa “të përkohshëm” në KFOR, do të merren edhe me zgjedhjet në vend

Trupat italiane, rezervistë të KFOR-it, kanë arritur të shtunën në Prishtinë, për të përforcuar aleancën e NATO-së në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar për media nga KFOR-i thuhet se vendosja dhe qëndrimi i tyre në Kosovë është i përkohshëm.

“Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë, nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari”, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm për situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj