Ish-zëvendëspresidenti turk: Mbështetesim Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Korrik, 2025

Komente


Ish-zëvendëspresidenti turk: Mbështetesim Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Kosova vazhdon të përfitojë mbështetje të fuqishme nga Turqia në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimi evropian. Fuat Oktay, ish-zëvendëspresident turk dhe tani kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, gjatë një interviste të fundit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe angazhimin për të avancuar marrëdhëniet në të gjitha nivelet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai theksoi rolin e rëndësishëm të Kosovës në stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, duke nënvizuar se Turqia mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e institucioneve të saj.

“Gjatë vizitës në Kosovë pashë një bashkëpunim dhe besim shumë të fortë si në komunitet, ashtu edhe në hierarkinë e komandës. Njerëzit ndihen më të sigurt,” tha Oktay.

Për më tepër, ai informoi se Komanda e KFOR-it, që Turqia e mori në dorëzim më parë, do të rikthehet përsëri në vjeshtë, duke treguar angazhimin e vazhdueshëm të Turqisë në sigurimin e paqes në Kosovë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj