Interi vazhdon kryesimin në Serie A, fiton me përmbysje ndaj Monzas

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Mars, 2025

Komente


Interi vazhdon kryesimin në Serie A, fiton me përmbysje ndaj Monzas

Skuadra e Interit ka shënuar një fitore të madhë në javën e 28-të në Serie A, pasi në “Guiseppe Meazza” mposhti 3:2 Monzan.

Ishte skuadra mysafire që shënoi dy gola në pjesën e parë. Birindelli dhe Balde e çuan skuadrën e tyre në pushim me epërs.

Goli i Arnautovicit në fundin e pjesës së parë për 1:2 i dha shpresë Interit.

Dhe pikërisht në pjesën e dytë, skuadra vendase u tregua më e fortë duke shënuar dy gola tjerë.


Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu që barazoi shifrat në 2:2 dhe më pas sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez për 3:2.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 61 pikëve, katër më shumë se vendi i dytë, Napoli (57).

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj