Inspektorati rekomandon suspendimin e zyrtares policore që u përfshi në një sherr në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Maj, 2025

Komente


Inspektorati rekomandon suspendimin e zyrtares policore që u përfshi në një sherr në Ferizaj

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor i kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një punonjëse të PK-së, me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajt.

Hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj